Shtypshkronja Ymeraj, themeluar në vitin 2000, është një emër me peshë në fushën e printimit profesional në Fier dhe më gjerë. Me më shumë se 20 vite eksperiencë, ne kemi ndërtuar një rrugëtim të bazuar në besim, cilësi dhe përkushtim total ndaj çdo detaji.
Jemi të pajisur me teknologji moderne të printimit, që na lejon të ofrojmë rezultate të jashtëzakonshme – nga ngjyrat më të gjalla, deri tek detajet më të imta që i japin jetë çdo materiali.
🟢 Specialiteti ynë është ambalazhimi i produkteve tuaja.
Nga etiketat për kavanozë, shishe apo kuti, deri te dizajni grafik dhe përgatitja për shtyp – kujdesemi që marka juaj të dallohet në treg.
Çdo projekt që merr jetë në Shtypshkronjën tonë është më shumë se një printim –
📦 është një histori që shtypet me kujdes dhe dorë profesionale.